INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fenomeni Luiz Ejlli, këngëtarit i ndodh e papritura e bukur jashtë Big Brother, ja për çfarë bëhet fjalë

Fenomeni Luiz Ejlli, këngëtarit i ndodh e papritura e bukur jashtë Big Brother, ja për çfarë bëhet fjalë

Publikuar më: 12:27 03-02-2023

Eurovision publikon çdo muaj listën me 20 këngët më të dëgjuara të këtij festivali ndër vite. Në listën e këngëve më të dëgjuara të janarit të vitit 2013, ka arritur të renditet e dyta një këngë e vitit 2006. Bëhet fjalë për këngën “Zjarr e ftohtë” e Luiz Ejlli, i cili përfaqësonte Shqipërinë në Eurovision 2006.

Që pas hyrjes së tij në Big Brother VIP Albania 2, Luizi është kthyer në vëmendjen e të gjithëve dhe shumë kanë nisur t'i dëgjojnë dhe këngët e dikurshme.

Kënga “Zjarr e ftohtë” brenda një muaji ka arritur më shumë se 1.5 milion klikime. Kënga kishte afro 220 mijë klikime para se Luizi të futej në shtëpinë e BBV.

Ndërkohë, në listën e 20 këngëve më të dëgjuara të Eurovisionit në muajin janar 2023 është edhe kënga e sivjetme përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovision, “Duje” nga Albina dhe Familja Kelmendi.

Article Logic
Execution time: 0.0032370090484619