Fergie ka konfirmuar edhe një herë më shumë se përse mban titullin e një prej femrave më seksi në Hollywood.
Hitbërësja e “Fergalicious” ka vendosur të bëjë një rikthim të bujshëm në muzikë 10 vjet pasi lançoi albumin e saj solo “The Duchess”. Dhe si më mirë sesa me një foto topless. Këngëtarja 41-vjeçare ka publikuar në Instagram kopertinën e singëllit të saj të ri “M.I.L.F.S”, vetëm pak orë pasi kënga u hackua dhe u publikua online. Topless në një foto bardhë e zi, Fergie sapo na vërtetoi se albumi i saj i ri “Double Duchess” do të jetë një bombë e vërtetë!