Fermerët e Lushnjës dhe grumbulluesit e qumështit kanë dalë sot në protestë duke kundërshtuar ndryshimin e rimbursimin e TVSH-së për agro-përpunuesit.
Ata kanë dalë në rrugë pranë Rotondos në qytetin e Lushnjës duke bllokuar qarkullimin në hyrje të autostradës Fier Lushnje.
Të pranishëm janë edhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë.
Kjo nuk është protesta e parë, pasi edhe disa ditë më parë këta fermerë dolën në rrugë dhe në shenjë proteste derdhën qumështin në rrugë duke i bëri thirrje qeverisë të tërhiqet nga ky vendim.
Ata shprehen se ky vendim po i falimenton në punën e tyre.