Një grup fermerësh këtë mëngjes kanë bllokuar unazën e qytetit që ndodhet pranë tregut agro-ushqimor Korçë.
Në këtë treg ata kanë shitur produktet e tyre për 20 vjet, por sot nuk janë lejuar nga policia ta bëjnë këtë. Ndaj ata janë mbledhur tek unaza e qytetit ku kanë hedhur dhe produktet ushqimore që ata kishin për t’i shitur.
Tregtarët pretendojnë se policia i ka bllokuar pa asnjë sqarim.
“Kemi 20 vite që shesim. Sot na është bllokuar hyrja nga bashkia, duam të drejtën tonë. Duam të shesim, ne nuk kemi të ardhura të tjera. Bashkia nuk na ka sqaruar, na ka mbyllur derën në kulmin e prodhimit”, shprehen tregtarët.
Bllokimi i rrugës ka krijuar radhë të gjatë automjetesh në qytet, duke paralizuar qarkullimin.