Në këtë video do të shihni një fermer grek në kampin e Idomenit, i cili ka shkatërruar tendat që refugjatët ngritën në tokën e tij.
Mediet vendase shkruajnë se “duke pranuar se duhej të përgatiste tokën për bagëtitë e tij, Lazaros Oulis lëroi tokën teksa dhjetëra emigrantë qëndronin duke parë”.
Videoja tregon momentin se si ai hedh tendat e tyre me traktor, derisa ndalohet nga policia.
“Duhet të lëroj fushën time. Jo fushën e dikujt tjetër, timen!! Kam një biznes me 70-80 viça, dua të prodhoj ushqim për ta sepse financiarisht nuk mund ta përballoj më”, shprehet Lazaros Oulis për “Daily Mail”.
“Nuk kam asnjë problem me familjet e refugjatëve, aspak. Unë mund të kisha qenë në vendin e tyre. Por kam gjithashtu detyrime”- shton Oulis.
Megjithëse shumë emigrantë u prekën nga incidenti, disa treguan mirëkuptim për situatën.