IN SPORT
Fernando Alonso dështon me McLarenin e ri, Ekipi fajëson…

Fernando Alonso dështon me McLarenin e ri, Ekipi fajëson…

Publikuar më: 21:01 26-02-2018

Fernando Alonso dhe McLaren kishin një fillim të keq për testimin e parë të sezonit të Formula 1 këtë të hënën. Spanjolli u përplas pas humbjes së rrotë së pasme vetëm gjashtë xhiro në testin e tij.

Kampioni i dyfishtë botëror me Renault në 2005 dhe 2006, humbi kontrollin në cepin e fundit të Circuit de Catalunya të Spanjës kur rrota e tij e pasme e djathtë u shkëput nga McLareni MCL33 i ri. Alonso ishte gati për të vendosur kohën më të shpejtë të ditës deri më tani, por makina e tij nuk u përgjigj siç duhet duke e nxjerrë nga rruga. Spanjolli është përballur me shumë vështirësi dhe me pak sukses që nga largimi nga Ferrari për tek McLaren.


Ekipi i McLaren fajësoi një "gabim në goma" për aksidentin e ndodhur. Çdo optimizëm para sezonit në mesin e tifozëve të McLaren mund të jenë goditur më herët se sa pritej në 2018, pas dështimit së testit të parë nga Fernando Alonso në Barcelonë.

Daniel Ricciardo, piloti I Red Bull-it, caktoi kohën më të shpejtë të mëngjesit, duke dal përpara Mercedesit të Valtteri Bottas dhe shoferit të Ferrarit Kimi Raikkonen.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0038938522338867