Çifti i famshëm i showbizit shqiptar, reperi Fero dhe modelja Arbenita Ismajli janë bërë së fundmi prindër herë të parë me lindjen e vajzës së tyre, që ia vendosën emrin Nina.
Fero së fundmi ka ndarë një foto me të voglën e tij dhe kjo mund të themi se është imazhi i parë kaq i detajuar që reperi i ka treguar publikut. E si duket Fero ka vendosur që mos i zbulojnë ende fytyrën Ninës.
Arbenita gjithashtu si Fero nuk ia zbulon fytyrën Ninës dhe me siguri ky moment magjik u zbeh pak pas lajmit për të atin e ndjerë.
Në një intervistë të fundit dyshja u shprehen se dëshirojnë familje të madhe dhe me siguri Nina në të ardhmen do të ketë shumë vëllezër dhe motra.