Arbenita Ismaili dhe Fero janë kthyer shumë shpejt në një prej çifteve më të komentuara në shoëbizz-in shqiptar. Çdo detaj të ri që mësojmë nga çifti, nuk mundemi t'a anashkalojmë pasi vëmendja ndaj tyre është mjaft e madhe. Ata fillimisht u munduan ta mbajnë të fshehtë romancën e tyre, por nuk ia dolën dhe tashmë nëpërmjet rrjeteve sociale na tregojnë se janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin.
Së fundmi, çifti ka nisur pushimet së bashku të cilat po i shijojnë në maksimum dhe kanë ndarë me fansat momente të ndryshme me njëri-tjetrin.
Pak më parë, ata janë fotografuar në vaskë pa rroba fare dhe menjëherë në fotot e tyre kanë nisur komentet e shumta nga fansat, të cilët kërkojnë poza të tjera nga çifti.