Para dy ditësh reperi Fero dhe modelja Arbenita Ismajli janë bërë prindër për herë të parë. E vogla e tyre u pagëzua me emrin Nina dhe menjëherë pas lindjes nuk munguan fotot në rrjete sociale, teksa e dhanë vetë këtë lajm të bukur.
Arbenita ka zbuluar dhuratën e parë që ajo ka marrë. Bukuroshja ka publikuar një foto në InstaStory ku shihet një biberon i personalizuar në ngjyrë rozë, me emrin Nina.
Ndryshe nga disa personazhe të tjerë VIP që s’e kanë pasur aspak problem të tregojnë portretin e fëmijës, Fero dhe Arbenita e kanë ndarë mendjen që s’do të na e tregojnë fytyrën e Ninës.
Fero ka ndarë në InstaStory një foto të vogëlushes së tij, teksa shkruan krahas saj “Elhamdulilah”. Por ia ka mbuluar fytyrën.