Mund të themi pa frikë se Fero dhe Arbenita janë kthyer ndër çiftet më "IN" dhe të komentuar të showbizz-it shqiptar.
Shpesh dyshja përflitet për mardhënien e tyre dhe komentet e çuditshme që i japin njëri-tjetrit në rrjetet sociale.
Disa herë shohim deklarata dashurie e të tjera i shohim duke e quajtur njëri-tjetrin shok dhe shoqe.
Megjithatë ndonëse u përfol se dyshaj u nda pasi për një moment ndaluan së ndjekuri njëri-tjetrin në Instagram, duket se dyshja e ka marrë shumë seriozisht lidhjen.
Modelja ka postuar një foto me fustan të bardhë dhe mbi foto ka shkruar: Nusja e ardhshme.
Mund të themi se ndoshta kjo është një shenjë për planet e tyre të ardhshme.