INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fero dhe Arbenita ndahen nga gjyshja rrugës për pushime! Më pas reperi bën gjënë më romantike të mundshme për modelen[FOTO]

Fero dhe Arbenita ndahen nga gjyshja rrugës për pushime! Më pas reperi bën gjënë më romantike të mundshme për modelen[FOTO]

Publikuar më: 17:44 28-05-2019

Fero dhe Arbenita gjithmonë kanë ditur si të tërheqin vëmendjen e shtypit rozë me detajet që shpeshherë ndajnë nga jeta e tyre e përditshme.

Ndonjëherë duket sikur ne dimë gjithçka se çfarë ndodh në lidhjen e tyre për shkak se ata kanë vendosur që gjithçka tashmë ta bëjnë publike, por edhe zyrtare pasi Fero-n e kemi parë ditë më parë nën shoqërinë e familjes së Arbenitës.

Së fundmi, dyshja ka nisur pushimet dhe nga ajo çfarë pamë në rrjete sociale ata ndodhen në “La Crete”, i cili njihet si një ishull ekzotik me plazhe të mahnitshme, që ndodhet në Greqi. 

Gjatë rrugës Arbenita ndau me ne detajin se një gjyshe, nuk kishte lejuar çiftin të uleshin pranë njëri-tjetrit për shkak të sedijes shënuar në biletë. "Një gjyshe nuk na lejoi të uleshim bashkë" - shkruante ajo në foto. 

-640-0-5ced233d33668.jpg

Më pas çifti ka shpërndarë foto nga brendësia e hotelit ku ata shfaqen së bashku me robdeshampër duke shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit.

Por, gjesti më romantik që na tërhoqi vëmendjen ishte një tjetër foto e shpërndarë nga Arbenita ku Fero mesa duket përpara tij ka një portret të modeles dhe po fillon ta vizatojë atë me laps e letër. Vërtet romantike ky gjest nga ana e reperit.

WhatsApp_Image_2019-05-28_at_18.15.58.jpeg

 

Article Logic
Execution time: 0.0037779808044434