Përmes disa shkrimesh në Instagram, Fero mbrëmjen e djeshme konfirmoi edhe një herë se është ndarë nga Arbenita pavarësisht dyshimeve për rikthim. Ai gjithashtu zbuloi se ligji në Kosovë parashikon që ta takojë të bijën vetëm 3 orë në javë që i bie 2 muaj në 1 dekadë.
Duke e cilësuar këtë si korrupsion dhe mungesë barazie, ish-reperi kërkon drejtësi dhe i drejtohet të bijës duke i thënë se këto shkrime do të jenë një dëshmi për të kur ajo të rritet.