Fero është një ndër reperët më të suksesshëm të momentit, por e tillë është edhe kolegia e tij, Rina Balaj. Kjo e fundit gjatë një periudhë ka shkëmbyer “Diss-e” e deklarata publike me reperet e njohura si Tayna apo Melinda, por me siguri s’i ka pëlqyer një veprim që ka bërë Fero ditën e djeshme.
Ai i habiti të gjithë me disa video ku shfaqej duke dëgjuar në makinë këngën e Taynës dhe Melindës. Ndërkohë që Tayna e ka ripostuar videon dhe i ka uruar ditëlindjen Feros publikisht.
guccigab from Vimeointv.al on Vimeo.
Deri në këtë moment, nuk është se ata kanë patur ndonjë marrëdhënie të mirë, ose të paktën nuk e kanë shfaqur në publik, por neve më e shqetësuara na duket Rina edhe pse se ka shprehur ende me ndonjë postim ironik.
Dy gjëra tjera që na bënë përshtypje janë pikërisht fakti se pse Rina se uroi publikisht Feron për ditëlindje siç shumë miq të tij bënë (ndoshta e ka uruar në privat). E uruar edhe djemtë e BabaStars si Ghetto Geasy, Dekori, ndërsa mikesha e tij Rina jo. Se dimë nëse janë zënë apo jo, por diçka nuhatet këtu. Po Tayna pse nuk e ndjek ende Feron siç bën ky i fundit? Jemi në pritje të deklaratave të tjera.