Fero dhe Arbenita janë një ndër çiftet më të komentuar dhe shpesh herë kanë qenë në qendër të mediave rozë. Kjo për faktin se janë përfolur disa herë një ndarje, mirëpo kanë rezultuar thjesht thashetheme ose le ta pranojmë që jo pak herë ato “ndarje” ishin të skenuara nga reperi i talentuar.
Pavarësisht gjithçkaje, çifti në fjalë janë dukur shumë të lumtur bashkë dhe këtë na e kanë treguar me postime dhe dedikime të ndryshme në rrjetet sociale, sa kanë shkuar deri aty ku e quajnë njëri-tjetrin “burrë e grua”.
Fero i cili është shumë aktiv në Instagram, së fundmi ka njoftuar se do të shkëputet për një periudhë, por kjo e paska një arsye të mirë.
Reperi i njohur dhe partnerja e tij Arbenita janë ribashkuar për të kaluar pushimet e tyre të kesaj vere.
Është modelja ajo që ka ndarë një video me Feron në makinë, ndërkohë që në një video tjetër ka treguar se janë në plazh.
Pra, Fero s’do jetë aktiv në Instagram deri ne shtator, për t’iu dedikuar plotësisht partneres së tij gjatë pushimeve.