Edhe para se të putheshin, Roza dhe Fero kishin rënë “preh” e mediave dhe aludimeve se mund të jetë në një lidhje, shkak për këto thashetheme u bënë komentete e ndjekësve dhe fakti që Roza dëgjonte vazhdimisht këngën e tij “A pe din qysh”.
Mirëpo për të sqaruar këtë situatë moderatorja e ftoi përpara disa ditësh Feron në emisionin e saj, ku dhe shkëmbyen një puthje në buzë që bëri bujë në të gjitha mediat.
Më pas, ajo sqaroi se mes saj dhe Feros nuk kishte asgjë, por ajo e pëlqen si këngëtar dhe për këtë arsye e përkrah.
Mirëpo pavarësisht sqarimin, mesa duket Fero pas puthjes që shkëmbyen është fiksuar keq me moderatoren. Në një foto që Roza ka shpërndarë së fundmi në profilin e saj ai i ka lënë një koment.
“Yll i vërtetë”, ka shkruar ai poshtë fotos, duke treguar hapur simpatinë që ka për të.