Fero ka marrë vendime të rëndësishme për karrierën e tij javët e fundit. Pak kohë më parë ai deklaroi se i kishte dhënë fund kontratës me labelin “On Records” dhe se do vazhdonte karrierën si këngëtar i pavarur. Në media u aludua se reperi do i bashkohej “Babastars”, por siç duket Fero do të ndjekë një tjetër rrugë. Së fundmi ai ka treguar se ka udhëtuar drejt Berlinit për të punuar këngën e tij të re. Reperi ka bashkëpunuar me producentin e njohur, Lucry dhe duket se këngën e re e ka punuar në studion e tij.
Lucry ka punuar me artistë shumë të njohur gjerman, një ndër ta është Azet, reperi me origjinë shqiptare që ka ndërtuar famë në Gjermani. Projekti i ri i Feros mund të publikohet së shpejti, sepse në disa foto të tij ai shkruan se po qëndron i qetë përpara se të nisë stuhia. Ditën e djeshme reperi lajmëroi se kishte anuluar të gjitha koncertet e tij dhe ju premtoi fansave se do rikthehej fuqishëm së bashku me një mysafir special.