Fero është një nga reperet më të komentuar të shoëbiz-it shqiptar. Edhe pse një artist i ri, muzika e tij pëlqen shumë nga publiku, sidomos nga adoleshentët. Përveç muzikës, në qendër të vëmendjes ka qenë dhe jeta e tij private, kjo për shkak të lidhjes së tij me modelen shqiptare Arbenita Ismajli.
Ai është shumë aktiv në muzikë dhe sigurisht që këtë verë ka shumë data të zëna me koncerte, mirëpo ne na zunë sytë një detaj që e kemi parë te Drake më herët.
Fero ka publikuar një foto në Instagram ku shihet në një koncert teksa mban veshur një jelek, si ai që mban Drake në koncertet e tij, madje edhe poza është pothuajse si e reperit kanadez.
Fotot i keni më poshtë dhe gjykimin bëjeni ju!