Fero dhe Arbenita janë padyshim çifti më i ndjekur nga shtypi rozë në Shqipëri. Çdo lëvizje e tyre komentohet goxha dhe sigurisht që duke qenë të dy të famshëm në profesionet e tyre është e pamundur t’i injorosh.
Reperi ka marrë disa masa të reja drastike sw fundmi, që duket sikur kanë të bëjnë me karierrën e tij më së shumti se me lidhjen dashurore.
Ai ka vendosur të zerojë numrin e personave që ndjek, madje të fshijë edhe Arbenitën.
Këtë e ka vënë në dukje një fanse e tyre në një koment në foton e Arbenitës. Kjo e fundit e ndjek ende Feron, por ka një tjetër problem.
Arbenita dhe Fero kanë fshirë të gjitha fotot që kanë dalë së bashku. As në profilin e modeles dhe as në atë të reperit nuk gjejmë foto të tyre.
Reperi së fundmi ka lëvizur nga “On Records” dhe pak javë më parë në profiling e tij ka përmendur se ka ndërmend të hapë labelin e tij I quajtur “Gang Gang Records” dhe ne shpresojmë që kjo të jetë vetëm një lëvizje karierre dhe gjërat mes çiftit të jenë në rregull.