Fero është kthyer shpejt në një prej fenomeneve më të përfolur në showbizz-in shqiptar, por dhe në industrinë e muzikës.
Së fundmi reperi ka publikuar projektin e tij më të fundit muzikor "Fol edhe 1 her", por sado e çuditshme mund t'ju duket, inspirim për këtë këngë është gazetari i njohur shqiptar Ervin Kurti në emisionin "Top show".
“Pse nuk i do femrat që kanë Instagram për t’i pasur të dashura ose partnere?”- e pyeti asokohe Ervini.
Ndërsa Fero, me qetësinë më të madhe, pasi nuk arriti që ta kuptojë mirë pyetjen, ia ktheu: “Fol edhe njëherë vëllaçko!”
Pikërisht kjo thënie është kthyer në refrenin e këngës së tij më të fundit.
“Jom inspiru prej Ervin Kurtit me bo këtë muzikë!”- shkruan reperi krah videos së postuar së fundmi në Instagram.
View this post on InstagramFol edhe 1 her ? OUT NOW ????‼️‼️ Jom inspiru prej Ervin Kurtit me bo ket muzik ???