Dinastia Schumacher duket se nuk do të mbarojë kaq shpejt në Formula 1.
Michael pas largimit nga garat automobilistike ka lënë pas djalin e tij, Mick, i cili i ka bërë tifozët e “Ferrari” të ëndërrojnë sërish. Ai është pjesë e Akademisë së pilotëve të Ferrarit dhe momentalisht garon në Formula 2, por skuderia i ofroi mundësinë të kryente testimet sezonale në pistën e Bahrein.
Një talent i padiskutueshëm, Mick shënoi kohën fantastike 1 minutë e 29 sekonda, duke u renditur i dyti pas Max Verstappen dhe dukë lënë pas kampionin e botës Hamilton.