INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Ferri i flakëve’ në Kaliforni, 17 të vdekur,180 të zhdukur

‘Ferri i flakëve’ në Kaliforni, 17 të vdekur,180 të zhdukur

Publikuar më: 16:03 11-10-2017

Vijon të digjet Kalifornia ,ndërsa deri më tani  kanë humbur jetën të paktën 17 persona, ndërsa 180 banorë rezultojnë të zhdukur.

Vendi është kthyer në një ferr të vërtetë, shumë pjesë të rajonit verior janë shkrumbuar.Që prej ditës së dielë kur flakët nisën të pushtojnë Kaliforninë më shumë se 20 mijë njerëz janë detyruar të largohen nga banesat e tyre.

Një prej qyteteve më të prekura është Santa Rosa, ku lagje të tëra janë rrafshuar me tokën. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, 17 zjarre kanë djegur 26 mijë hektarë tokë e po vazhdojnë përhapjen, të ndihmuara nga moti i nxehtë e i thatë dhe erërat e forta.

Shumë prej banorëve shprehen se u duket sikur kanë qënë në luftë ku cdo gjë është shkrumbuar. ‘Mendoj se është një nga katastrofat më të mëdha në historinë e Kalifornisë” u shpreh kreu i zjarrfikëseve, por duhet të kemi durim, po përpiqemi të shpëtojmë sa më shumë njerëz’ shtoi ai.

Zjarrfikësit janë përpjekur t’i frenojnë, por flakët lëvizin shumë shpejt, duke mos u lënë në disa raste asnjë mundësi për të ndërhyre.Nga ana tjeter pamjet e ferrit kalifornian po bëjnë xhiron në media dhe rrjetet sociale.

Article Logic
Execution time: 0.0036869049072266