INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
FESRE, Projekti që ofron një të ardhme më mirë për romët dhe egjiptianët

FESRE, Projekti që ofron një të ardhme më mirë për romët dhe egjiptianët

Publikuar më: 17:42 18-10-2018

I qeshin sytë kur flet ndërsa qëndron ulur në bankë,  në një nga klasat e shkollës 9-vjeçare “Dëshmorët e Prishtinës”, në qytetin e Shkodrës. Marsel Zhabjaku është një 23-vjeçar që i është kthyer sërish shkollës pasi u shkëput prej saj në klasën e gjashtë, shumë vite më parë. “Kishim një jetë të vështirë dhe unë nuk arrita ta përfundoja shkollën”-rrëfen ai.

marseli.jpg

Familja e Marselit përbëhet nga 5 persona dhe ai aktualisht është i papunë. I kthyer nga emigrimi në Gjermani ku punoi në ndërtim për disa kohë, 23-vjeçari kërkoi të hynte në një kurs profesional, por mospërfundimi i arsimit 9-vjeçar ishte pengesë. “Duhet të mbaroj shkollën, nëse nuk e bëj nuk kam të drejtë as të marr patentë për drejtim makine” –rrëfen ai. Kur e pyet se çfarë profesioni do të ushtrojë në të ardhmen, heziton pak pastaj shton se do donte të përfundonte një kurs si berber. Marseli është një nga të rinjtë që ndjekin klasat e edukimit me kohë të pjesshme për të rritur e komunitetit romë dhe egjiptianë në Shkodër. Projekti i edukimit me kohë të pjesshme është shtrirë në Berat, Shkodër e Durrës. Ai financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga organizata “Qendra për të Drejtat e Grave të Romëve (RËRC)”. Objektiv i këtij projekti është përmirësimi i nivelit arsimor dhe perspektivat e punësimit për të rinj romë dhe egjiptianë të moshës 16-35 vjeç që nuk kanë përfunduar arsimin e detyrueshëm. Ky program i jep mundësinë të rinjve romë dhe egjiptianë që për arsye të ndryshme ekonomike dhe familjare, ndryshe nga bashkëmoshatarët e tyre, nuk mundën të përfundojnë arsimin fillor. 80 të rinj romë dhe egjiptianë në Durrës, Berat e Shkodër janë regjistruar gjatë vitit 2016-2018 dhe ndjekin rregullisht klasat përmes këtij modeli arsimor.

Në Bashkinë e Shkodrës jetojnë rreth 500 romë dhe 1100 egjiptianë, të cilët përballen me një sërë sfidash lidhur me strehimin, aksesin në shërbime sociale dhe arsimin. Projekti "Fuqizim Ekonomik dhe Social për Romët dhe Egjiptianët - shtysë për përfshirjen sociale" (FESRE) i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga PNUD në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, po ofron një model të ri për menaxhimin e rasteve dhe adresimin e sfidave të shumta me të cilat përballen minoritetet Rome dhe Egjiptiane me qëllim integrimin e tyre të mëtejshëm në shoqëri.

qendra_nga_brenda.pngPjesë e projektit FESRE është edhe ndërtimi i Qendrës Komunitare Multifunksionale "Për Familjen" në Shkodër e cila u përurua ditën e enjte, ku të pranishëm ishin ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca, zv/ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Bardhylka Konspiri, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi si dhe drejtoresha e PNUD në Tiranë Limya Eltayeb. Qendra e re Komunitare Multifunksionale "Për familjen", e cila do t’i ofrojë shërbime rreth një mijë familjeve, përfshirë edhe minoritetin Romë dhe Egjiptianë.

dy_perfaqesuesit.pngAmbasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, tha se është e rëndësishme që të thyhet rrethi vicioz i varfërisë dhe përjashtimit që ndikon mbi minoritetet Rome dhe Egjiptiane në Shqipëri. "Nga këndveshtrimi i BE, kjo është një çështje serioze e të drejtave të njeriut. Mbrojtja e të drejtave themelore, duke përfshirë integrimin e minoriteteve Rome dhe Egjiptiane, është çështje kyç në axhendën politike të BE, dhe Shqipëria ka ende nevojë të adresojë këto prioritete në mënyrë që të vijojë procesin e aderimit në BE, " theksoi Ambasadori Soreca.
Qendra Komunitare Multifunksionale u identifikua si prioritet nga anëtarët e minoritetit dhe synon të mbështesë grupet në nevojë që jetojnë në Shkodër, përfshirë anëtarët e minoritetit Rom dhe Egjiptian për të pasur akses në një gamë të gjerë të shërbimeve sociale të integruara me bazë në komunitet si: këshillim psikologjik, ndihmë mjekësore, këshillim ligjor, ndërmjetësim punësimi. Shërbimet do të ofrohen nga një personel i përkushtuar i mbështetur nga Bashkia Shkodër.

Falë modelit të ri të shërbimeve të integruara me bazë në komunitet i pilotuar në Shkodër, Tiranë, Durrës dhe Berat, rreth 650 qytetarë të Shkodrës kanë përfituar shërbime të tilla si regjistrim civil, kujdes shëndetësor, klasa pas-shkollore të ofruara për fëmijët e komuniteteve vulnerabël, kurse profesionale dhe ndërmjetësim për punësim.

berberi.jpgIsuf Hasani është një nga 39 bizneset e mbështetura me grant nga projekti FESRE për të hapur berberhanen e tij që është një aktivitet familjar bashkë me të atin, Bashkimin, nga i cili ka trashëguar profesionin. Bashkimi është ndër berberët e parë të pazarit të Shkodrës dhe duke ushtruar këtë profesion ka siguruar jetesën e familjes së tij. Në biznesin e tij shkuan për vizitë ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca dhe drejtoresha e PNUD në Tiranë Limya Eltayeb. I emocionuar ai tregon sesi 5 vjet më parë nisi aktivitetin e tij por me kushte të pamjaftueshme për ta ushtuar për shkak të pamundësisë financiare. Mbështetja e projektit FESRE nëpërmjet grantit i dha një mundësi Bashkimit dhe Isufit të kenë një biznes të kompletuar, me të gjitha mjetet profesionale.

marjana.jpg

Punësimi i personave nga komunitet romë dhe egjiptianë mbështetet nga projekti FESRE, me qëllim integrimin e tyre në tregun e punës dhe rritjen e aftësive bazë dhe atyre për jetën. Mariana Molla është një 26-vjeçare, nga komuniteti rom e cila është punësuar me asistencë të projektit. Prej dy vitesh Marjana nëna e një djali 8 vjeç është punësuar pranë Mobileri “Shaga”, në Tiranë. Bashkë me Marianën janë punësuar edhe dy gra të tjera nga komuniteti rom. Ajo rrëfen se u ambientua shumë shpejt me punën në mobilieri ku kryen procese nga më të ndryshmet si paketim, zmerilim etj. Marjana u identifikuar nga mediatorët e punësimit dhe stafi lokal i projektit FESRE në takime me komunitetin si person në kërkim të një pune. Ajo nuk kishte siguruar dot një punë të rregullt deri në momentin që u lidh me stafin e projektit. “Jam e kënaqur me punën këtu, u ambientova shpejt”-tregon ajo. Familja e saj përbëhet nga 9 anëtarë, të gjithë bashkë jetojnë në një banesë me një dhomë e një kuzhinë. Marjana e braktisi shkollën në klasë të 6-të, në momentin kur babai i saj u sëmurë. Ajo u martua në moshën 17 vjeçare ndërsa sot pohon se do donte të ndiqte shkollën.

shaga.jpg

Projektit FESRE në bashkëpunim me Shërbimin Kombëtar të Punësimit dhe drejtoritë rajonale ka identifikuar dhe regjistruar më shumë se 700 individë të papunë romë dhe egjiptianë të cilët janë të gatshëm të fillojnë punë. 361 persona nga këto komunitete, banues në Tiranë, Durrës, Shkodër dhe Berat janë punësuar deri më tani me asistencën e projektit.

Po kështu përmes financimeve të Bashkimit Europian dhe zbatimit të PNUD është bërë i mundur sistemimi i rrugëve dhe hapësirave publike në kompleksin e ri të banimit në LanaBregas si dhe sigurimi i lidhjes së energjisë elektrike për 60 familje rome dhe egjiptiane në kompleksin e ri të strehimit në Lanabgregas". Këto familje të prekura nga rehabilitimi në zonën e Bregut të Lumit, Tiranë u vendosën në këtë kompleks banimi. Familjet jetuan për 10 muaj në çadra dhe kasolle dhe depo ushtarake të improvizuara për banesa në kushte të vështira, pa ujë të pijshëm e tualete derisa u vendosën në banesat sociale. 

 

Article Logic
Execution time: 0.0039048194885254