INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
FEST 55 i RTSH-se, ja cfarë ndryshon këtë vit

FEST 55 i RTSH-se, ja cfarë ndryshon këtë vit

Publikuar më: 10:44 11-10-2016

Çdo mes tetori sjell për ndjekësit e festivalit të këngës në RTSH strukturën dhe konceptimin e tij në prag të edicionit të 55 jubile. Risitë e prezantuara në konferencën për shtyp nga stafi realizues, premtojnë një rikthim të vëmendjes ndaj festivalit të këngës, i përhumbur çdo vit nga tërheqja e artistëve të mëdhenj të skenës apo debatet e ndjekura për çmimin e parë.

Drejtori i festivalit Rezart Aga, ka prezantuar producentët e këtij edicioni që ndryshe nga herët e tjera do te jenë 5; Alfred Kaçinari, Shpëtim Saraçi, Gent Rushi, Florent Boshnjaku dhe Bojken Lako. Ata së bashku do të kenë një rol të rëndësishëm në përzgjedhjen e këngëve, çka në mesin e ngushtë të emrave të producenteve në vend, nënkuptohet që do të përzgjedhin ose jo edhe këngët e njëri-tjetrit, gjithmonë nëse ata kanë vendosur të garojnë këtë vit.

Ajo çfarë është pritur me entuziazëm, sidomos nga faqet europiane që ndjekin Eurovision, është përzgjedhja e këngëve finaliste e asaj fituese mes jurisë profesionale, të gazetareve e votës së publikut. Po, po, këtë vit voton edhe publiku!

Por a do të jenë këto rregulla një joshje për emrat e njohur të muzikës shqiptare që prej vitesh e kanë braktisur këtë festival? A do të ketë një garë plot ethe deri në netët e dhjetorit apo siç ka ndodhur rëndom, emri fitues do te përflitet në ambjentet e artisteve që në nisje të herës? Le të shpresojmë më të mirën, të paktën për këtë edicion të 55 të festivalit, në emër të traditës, historisë dhe peshës artistike, të të vetmit festival kombëtar në vend.

Article Logic
Execution time: 0.0036039352416992