Bukuroshja e rrjeteve sociale dhe njëkohësisht aksionerja e Top Channel, Lori Hoxha feston sot ditëlindjen e saj të 24-ët, dhe duke ndjekur traditën e bërë tashmë trend, festa ka nisur që mbrëmjen e djeshme sapo akrepat e orës kanë shënuar mesnatën.
Festat gjigande e Lorit është zhvilluar në shoqërinë e të ftuarve të shumtë ku ndër të cilët nuk mungonin yjet e dashur të ekranit tw Top Channel si : Eno Popi, Luana Vjollca, Ledion Liço, Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu.
Të ftuarit kanë bombarduar me foto dhe video rrjetet sociale ku duket se ja kalojnë për mrekulli dhe Lori Hoxha shihet e veshur me një minifustan në ngjyrë të artë.