INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Festa e 7 Mars-it, Meta uron nga shkolla ‘Fan Noli’ por ka një mesazh edhe për Bushatin

Festa e 7 Mars-it, Meta uron nga shkolla ‘Fan Noli’ por ka një mesazh edhe për Bushatin

Publikuar më: 11:39 07-03-2018

Kreu i shtetit Ilir Meta ka zgjedhur shkollën “Fan Noli” në kryeqytet, ku ka përfunduar studimet dhe vetë, për të uruar festën e mësuesit.

Ai bëri thirrje për një bashkëpunim më intensiv mes shkollës dhe familjes.

“Për të evituar sidomos dështimin e nxënësve në të ardhmen, sot është koha për të bërë një apel të fortë për një bashkëpunim më intensiv mes shkollës dhe familjes, siç dhe ka qenë në të kaluarën”, tha Meta.

Kreu i Shtetit u pyet edhe për negociatat me Greqinë dhe ministrin Bushatin.

Meta u përgjigj se sot është dita e mësuesve dhe se nuk e di nëse Bushati ka qënë tek shkolla 'Fan Noli' por kjo shkollë sipas tij ka mësuar çdo gjë në kohën e duhur.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036730766296387