Vetëm disa ditë më parë e pamë këngëtaren Afërdita Dreshaj që me miket e saj ta kallte atmosferën në Las Vegas, duke festuar kështu ditët e fundit si beqare.
Shumë video, foto të postuara nga këngëtarja, i'u dhuruan fansave te shijonin në maksimum "harbimin" e bukurosheve të showbizz-it.
Në një foto të postuar së fundmi nga Afërdita, një detaj goxha tronditës është zbuluar nga "Vipat e Bllokut".
Mesa duket photoshopi ka dështuar dhe këmba e këngëtares duket në një formë shumë skandaloze.
Përse Afërdita? Gjithë ajo bukuri nuk ka nevojë për photoshop. Fundja kur kërkon perfeksionin ngel edhe pa gjë...