Kryeministri, Edi Rama ka zgjedhur që komunikimin me qytetarët këtë mëngjes ta nis me pamje nga Divjaka e ndryshuar . Ai ka publikuar një video nga festa e Bostanit në Divjakë, ndërsa shprehet se turizmi dhe prodhimet bujqësore rrisin eksportet. “Mirëmëngjes, dhe me këto pamje nga Festa e Bostanit në Divjakën e rilindur turistike dhe të prodhimeve fantastike bujqësore që rrisin eksportet çdo vit e më shumë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook. “Festa e Bostanit” në Divjakë ka mbledhur mijëra pushues në sheshin kryesor të Parkut Kombëtar të Karavastasë. I pranishëm në këtë aktivitet ishte dhe ministri i Turizmit Blendi Klosi i cili vlerësoi punën e prodhuesve të zonës. Fermerët ekspozuan për pushuesit, varietetet e ndryshme të bostanit, gatime me bazë shalqiri dhe pjepri, si, lloje të ndryshme sallatash, tortat me bostan, gliko të ndryshme dhe ëmbëlsira të tjera me këtë bazë.