Me shpalljen kampione të botës të Francës me mijëra qytetarë u mblodhën në qendër të Parisit për të festuar. Por gëzimi zgjati pak pasi festa është kthyer në terror. Nuk dihet se çfarë e ka provokuar turmën e disa qindra të rinjve të cilët kanë nisur të përleshen me policinë. Të rinjtë nuk u ndalën filluan të grindjen dhe të plaçkitin, vjedhin dhe nga gjithë kaosi i krijuar dy persona të vdekur.
Një tifoz 50-vjeçar i Francës gjeti vdekjen pasi perfundoi në një kanal. Ndërkohë në afërsi të Saint-Felix, pati një tjetër vdekje kur një burrë në të 30-at vdiq kur makina e tij u përplas me nje pemë ndërsa festoi fitoren.
Sipas shtypit francez, të rinjtë, disa prej të cilëve ishin me kapuça, kanë plaçkitur dyqanet duke marrë shishe vere dhe shampanje. Pas 15-20 minutash u dëbuan nga sheshi me doza të forta gazi lotsjellës, të lëshuara nga policia. Afro 110 mijë forca policie u mobilizuan nga Ministria e Brendshme franceze për të garantuar sigurinë.