INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Festa e Flamurit, kosovarët në Tiranë, shqiptarët në Pragë e Kolashin [VIDEO]

Festa e Flamurit, kosovarët në Tiranë, shqiptarët në Pragë e Kolashin [VIDEO]

Publikuar më: 14:07 28-11-2018

Sikundër çdo 28 Nëntor kryeqyteti shqiptar vizitohet nga shumë qytetarë të ardhur nga Kosova posaçërisht për këtë festë. Edhe këtë vit, kështu ka ndodhur. Për IN NEWS qytetarët e ardhur nga Kosova thonë se e kanë pritur këtë ditë për ta vizituar kryeqytetin e shqiptarëve.

“Ne e kemi pritur këtë ditë që të vijmë e të festojmë në Tiranë. Më ka ardhur nipi dhe vajza nga Gjermania e erdhëm në Tiranë për të festuar”, shprehet një bashkëkombas i Kosovës.

“Kemi ardhur dje nga Kosova për këtë festë. Shumë bukur duket”, thotë një tjetër.

“Kam ardhur me familjen. Vendi është i mrekullueshëm, ka shumë njerëz që janë duke pritur. Unë kam ardhur me prindërit”, shprehet një vajzë e ardhur nga Kosova.

Por këtë vit duket se kanë ardhur me pak shtetas të Kosovës në Shqipëri për Festën e Flamurit. E shkak sipas tyre është edhe taksa në Rrugën e Kombit.

“Kush ka dëshirë për të ardhur nuk pyet për taksën”, shprehet një qytetar. “Taksa është pengesë për disa. Ata që kanë kushte të mira ekonomike nuk është pengesë por për disa po”, shprehet një tjetër qytetar i Kosovës.

Por ndërsa qytetarët nga Kosova vijnë në Tiranë, shqiptarët duket se preferojnë t’i kalojnë festat e Nëntorit jashtë vendit. Në agjensitë turisitke ka pasur shumë kërkesa për la lënë Shqipëinë në këto ditë festash.

“Fluks ka pasur, këtë vit grupet janë mbyllur edhe më shpejtë. Duke qenë se kanë qenë 5 ditë pushim për Festat e Nëntorit, kanë rezervuar goxha më shumë”, shprehet përfaqësuesja e një prej agjesnive turistike.

Por cilat vende kanë preferuar shqiptarët?

“Ka pasur kërkesa për Pragën, Izraelin, Budapestin por shumica në Mavrovë, Kolashin, vendet me borë. Gjithashtu në Budva dhe vendet rreth Shqipërisë”, shton ajo.

Article Logic
Execution time: 0.0035369396209717