Siç e do tradita, pas përfundimit të ndeshjes, në stadiumin “Elbasan Arena” ka filluar festa e merituar e korçarëve, të cilët janë përshëndetur me të gjithë tifozët e pranishëm duke bërë xhiron e nderit në stadium. Lojtarët i ranë rreth e qark stadiumit, ndërsa për t’u veçuar ishte edhe lamtumira e Latifiti cili u përshëndet me të pranishmit në stadium.
Për dikë ka festë, ndërsa për të tjerë “gjyqë”. Futbollistët e Dinamos së Zagrebit tentuan ti afroheshin ultrasve të klubit që kishin udhëtuar nga Kroacia, por nuk morën gjë tjetër veçse vërshëllima e kontestime.