Një tjetër urim i veçantë për festën e pavarësisë. Media zvicerane Blic.ch i ka uruar shqiptarët në faqen zyrtare në Facebook. Dhe urimin e saj e ka shpërndarë në gjuhën shqipe.
“Gëzuar Ditën e Flamurit” shkruhet në urimin e medies zvicerane.
Kurse në një fotografi ku shihet një shqiptar me ngjyra kombëtare, shkruhet në gjermanisht “Shqipëria sot feston ditëlindjen e 106-të”.