Një zjarr ka lënë të vdekur 39 persona në mesin e të cilëve ishin 17 fëmijë, me rastin e festimit të hyrjes në një shtëpi të re.
Zjarri shpërtheu në një shtëpi në fshatin Ambalavato në Madagaskar, ditën e së shtunës duke e lënë pronën pothuajse krejtësisht të shkatërruar.
Një 14-vjeçar arriti të ikë nga zjarri duke kërcyer nga dritarja e shtëpisë, por vdiq sot nga lëndimet që mori. Banorët u munduan t’i shpëtojnë njerëzit e ngujuar brenda por ishte e pamundur një gjë e tillë.
Besohet se zjarri në zonën e Ikalamavony është shkaktuar nga thëngjijtë e një zjarri që ishte përdorur më parë për të gatuar për të ftuarit.