Një 22-vjeçar shqiptar ka humbur tragjikisht jetën në një aksident në Itali, pasi ka kaluar mbrëmjen me miqtë. Mediat italiane raportojnë se i riu ka mbetur viktimë e një aksidenti tragjik, teksa humbi drejtimin e makinës, duke pësuar një përplasje të frikshme me disa rrotullime në rrugë. Shqiptari po lëvizte me mjetin tip ‘Volksëagen Ëolf’, ku pas përplasjes makina u shkatërrua plotësisht dhe i riu humbi jetën në vend. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka punuar për disa orë për të nxjerrë trupin e shqiptarit, i cili ishte copëtuar.
Mediat fqinje shkruajnë se shqiptari jetonte në banesën e tij në Forlimpopoli, ndërsa po kthehej pas një feste që kishte pasur gjatë natës me miqtë e tij.
Ndërkohë një i ri shqiptar është përfshirë në një aksident automobilistik në Imola Itali, ku për pasojë tre persona kanë mbetur të plagosur. Sipas mediave italiane, në aksident janë përfshirë tre automjete, mes tyre edhe makina e 29-vjeçarit shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk dihet. Përveç shqiptarit, u plagosën edhe dy binjakë italianë 66-vjeçar, motër e vëlla. Shqiptari dhe njëri nga binjakët ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa tjetri është në gjendje të rëndë.