Përballja e atyre të dyjave mori vëmendjen kryesore të festës.
Valdrin Sahiti ka organizuar një festë për ardhjen në jetë të vajzës së tij, Bella. Stilisti i njohur kosovar i dha fund beqarisë në shtator të vitit të kaluar, në Las Vegas me bashkëshorten Edita Ramadani.
Në festë kanë qenë të pranishëm emra të njohur të ekranit. Por ajo që ka rënë në sy ka qene prezenca e dy mikeshave Elvana Gjata dhe Liberta Spahiu. Burime pranë intv.al bëjnë të ditur se edhe pse te ndodhura përballë njëra - tjetrës, vajzat nuk kanë shkëmbyer për asnjë moment ndonjë bisedë sado të shkurtër mes tyre. Të jetë vallë Flori ende një "mollë sherri" e heshtur mes tyre?