Është periudha më e bukur e vitit dhe Tirana nuk mund të mos bëhet pjesë e festave. Në prani të shumë fëmijëve, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka ndezur dritat e pemës së madhe të Krishtlindjeve, në sheshin “Skënderbej”.
Por sheshi nuk është i vetmi vend i zbukuar në Tiranë, pasi dritat janë ndezur në të gjitha rrugët e kryeqytetit. Qyteti i Tiranës i është bashkuar festimeve për festat e fundvitit dhe kryebashkiaku Veliaj ua dedikoi fesimet në mënyrë të veçantë fëmijëve. “Festat janë një kohë e bukur për çdo familje, janë periudha më e bukur e vitit, janë gjërat e vogla që na gëzojnë. Të kërkojmë më të mirën nga vetja dhe solidarizohemi me njëri tjetrin.
Shteti e bashkia nuk mund t’i bëjë të gjitha, por nëse shihni ndonjë person në hall, ndihmojeni. Tregoni që Tirana është bujare. Nëse gjeni një familje a person që do ta ndihmoni, do ta mbyllni vitin si qyteti më solidar në Shqipëri,” tha Veliaj. Këtu mund të shikoni videot live të publikuar nga IN Tv në faqen zyrtare në Facebook dhe Erion Veliaj: