Me në fund koha e festave më të rëndësishme të vitit mbërriti dhe tani është momenti i duhur për të menduar për çdo dekorim apo si do të dukemi në ditën e Krishtlindjes ose Vitit të Ri.
Pavarësisht se çdo vit ngjyra e kuqe dhe shkëlqimi mbizotërojnë gjithmonë, trendet ndryshojnë disi.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe me modelet e thonjve, që kanë qëndruar brenda tradicionales, por janë shtuar disa elemente të reja. Nëse jeni mërzitur nga e njëjta ngjyrë e kuqe si ajo e Santa Claus, mund t’i shtoni modelit tuaj dizenjo gjeometrike apo bizhu të ndryshme. Më poshtë mund të njihni me disa modele që do të mbizotërojnë këtë Krishtlindje dhe të zgjidhni të preferuarin.