INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Festat e Nëntorit/ Mbledhje e përbashkët e qeverive Shqipëri-Kosovë

Festat e Nëntorit/ Mbledhje e përbashkët e qeverive Shqipëri-Kosovë

Publikuar më: 16:14 26-11-2017

Qeveritë e Tiranës dhe Prishtinës do të zhvillojnë mbledhje të përbashkët në kuadër të festive të Nëntorit.

Dy qeveritë do të takohen të hënën dhe të martën ku do të firmosin 4 marrëveshje. Takimet do të zhvillohen në Korçë dhe në Vlorë në 27 dhe 28 nëntor.

Mbledhja e përbashkët do të nisë në orën 16:00 të së hënës dhe në orën 17:15 do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare, e cila do të pasohet nga një konferencë e përbashkët e dy kryeministrave, Rama dhe Haradinaj.

Të dy delegacionet në ditën e Pavarësisë do të shkojnë në qytetin e Vlorës, ku në mesditë do të organizohet ceremonia e ngritjes së Flamurit në sheshin  “Pavarësia”.

Pas ceremonisë, do të shpallet zyrtarisht edhe logoja e vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Pas axhendës së ditës, dy delegacionet do të nisen për në Tiranë, ku do të marrin pjesë në pritjen që organizohet nga Presidenti i Republikës.

Article Logic
Execution time: 0.0032360553741455