Jo vetëm zyrtarisht por dhe situata meteorologjike po tregon se jemi në stinën e dimrit. Sipas parashikimit të motit edhe gjatë kësaj jave pritet rënie temperaturash si dhe reshje shiu dhe dëbore në të gjithë territorin.
Meteorologët parashikojnë që në dy ditët e para të javës të ketë reshje dëbore në zonat malore. Edhe java e ardhshme pritet të dominohet nga moti me reshje dhe temperatura të ulëta.
Sipas parashikimeve do të ketë vranësira dhe shira thuajse gjatë gjithë ditës gjatë së hënës dhe të martës, por pjesërisht të mërkurën.
Ndërkohë reshje dëbore në zonat e thella malore priten kryesisht të martën. Pas të mërkurës parashikohet mot kryesisht i kthjellët, por i ftohtë.