INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Festat fetare dhe politikanët

Festat fetare dhe politikanët

Publikuar më: 15:11 05-07-2016

Nga Andi Bejtja

Mjaft! Nuk ka më kuptim politikanët ta kenë mikrofonin përpara atyre që janë zgjedhur të flasin në emër të Zotit në ditë të tilla festash fetare. U bënë bajate mesazhe të tilla klishe urimi. Nuk kanë pse gjejnë vend në ekrane dhe në media. Nuk ka arsye që politika të jetë në podium dhe në këtë ditë. Nuk është as më shumë e as më pak po përdhunim, që dhe hoxhën apo priftin e tundon të jetë anëtar i ndonjë partie politike. Për 20 vjet kudo ku kam punuar u mundova ta ndaloj këtë përdhunim të politikës në ditë të tilla, po për të qenë i sinqertë nuk ia dola dot, për njëmijë arsye që kur je jashtë është vështirë të kuptohen. Pas më shumë se dy dekadash nuk mund të them më shumë se vetëm MJAFT.

Article Logic
Execution time: 0.004054069519043