Festat e fundvitit kanë pushtuar qytetet dhe pjesë të tyre ka bërë edhe njerëzit, të cilët mundohen që të zbukurojnë ditët e personave më të dashur.
Pikërisht kjo periudhë është koha më e mirë për të bërë dhurata nga më të ndryshme dhe dhuruar dashuri.
Atmosfera e festive ka ‘trokitur’ edhe në shtëpinë e Orindës dhe Turit.
Së fundmi, moderatorja ka zbuluar dhuratën speciale që ka marrë nga bashkëshorti. Turi i ka bërë një varse të personalizuar ku shkruan: “Më të mirat s’kanë ardhur ende”.
Krahas videos së publikuar në ‘Instastory’, Orinda shkruan me bindje se e di që viti i ardhshëm do të jetë dhe më i mirë.