Me ardhjen e festave të fundvitit, Tuna nuk nguron të na sjellë foto të magjishme dhe ndër më të bukurat që keni parë ndonjëherë me të voglin e saj.
Nën atmosferën e festave, shumë artistë të njohur të skenës, kanë qenë tejet aktiv në rrjetet e tyre sociale, për të sinjalizuar “ardhjen” e Babagjyshit dhe dhuratave.
Në valën e publikimit të këtyre fotove është përfshirë edhe këngëtarja Altuna Sejdi, e njohur si Tuna, teksa në Instagramin e saj, ka publikuar një set fotografik me të birin, Tian, ku të dy shfaqen shumë të ëmbël.
Këngëtarja shihet e veshur me të kuqe të dizenjuar me motive dhe simbole festash, ku pozon krah bredhit bashkë me djalin.
Në mënyrën e kompozimit të fotografisë, si shumë herë të tjera, këngëtarja shfaqet tejet atraktive në mënyrën e sajë dhe stilin që e karakterizon Tunën.