Ata të dy janë një nga çiftet më të dashura nga showbizz-i shqiptar. 5 vjetori i raportit të Venerës dhe Lindit u kurorëzua me këngën “Betohem” teksa shumë të tjerë, ndjekës të tyre, presin një tjetër finalizim.
Moderatori Ermal Peçi e pyet Venerën në “Një kat më lart” për dasmën e tyre, të cilën sigurisht Venera e mendon, por siç thotë, do të ndodh kur ti vij momenti. Këngëtarja i tregoi Ermalit se ka një marrëdhënie shumë të mirë më nënën e Lindit, të cilën shpesh e thërret në emër e shpesh ‘mami’, varet nga momenti. Biseda sjell shumë të qeshura në program sidomos teksa Ermali i kërkon Venerës njw vajzë në festën e beqarisë tw Lindit.
“Po të duash ti, sjellim ndonjë personazh edhe nga Italia” thotë me shaka moderatori, duke kërkuar të kuptojmë shijet e Venerës ndaj mbrëmjes “hot” të beqarisë. Duke u menduar, këngëtarja thekson se vajza duhet të jetë e mirë, ti kënaqi djemtë në festë. Po cili këngëtar do të këndontë në dasmën e tyre? Nuk mendohet shumë, Venera e ka një dëshirë. Zbuloni më shumë në minutën e 22-të të videos nga programi ‘Një kat më lart’.