Një tragjedi e vërtetë është regjistruar në Indi ku të paktën 50 persona kanë mbetur të vdekur pasi treni ka dalë nga shinat.
Rreth 200 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Në momentin e aksidentit në zonë ishte duke u festuar një festë fetare ku shiheshin hedhjet e fishekzjarreve.
Treni nuk arriti të ndalte duke marrë përpara turmën.
Kryeministri Modi shprehu keqardhjen e tij për një ngjarje të tillë tragjike
Aksidentet hekurudhore janë të shpeshta në Indi, kujtojmë se në vitin 2016 plot 146 persona mbetën të vrarë pasi treni doli nga shinat.