INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Festë në Korçë, Skënderbeu zyrtarisht kampion i Shqipërisë për të 8-ën herë! [FOTO]

Festë në Korçë, Skënderbeu zyrtarisht kampion i Shqipërisë për të 8-ën herë! [FOTO]

Publikuar më: 20:11 09-05-2018

Kur kanë mbetur edhe 3 javë nga fundi i Superligës shqiptare, Skënderbeu është shpallur matematikisht kampion i Shqipërisë, duke u rikthyer te titulli pas një viti mungesë. Ka qenë pikërisht Kukësi, skuadra që i rrëmbeu korçarëve titullin vitin e kaluar dhe që me humbjen e sotme në Durrës, i ka hapur shampanjën e festës Skënderbeut.

Skuadra e Ilir Dajës iu përgjigj thirrjes së presidentit Takaj dy ditë më parë në mbledhje, për të fituar titullin që këtë javë, duke fituar fillimisht 2-4 në Lushnjë dhe më pas duke nisur festën pas fitores së Teutës ndaj Kukësit në ‘Niko Dovana’.

Tashmë Skënderbeu ndodhet 11 pikë para Kukësit të vendit të dytë, ndërsa në lojë kanë mbetur vetëm 3 javë dhe rrjedhimisht 9 pikë për t’u diskutuar.

Ky ishte një titull tërësisht i merituar për Skënderbeun, që dominoi totalisht në kampionat, duke filluar nga java e parë.

Skuadra e Ilir Dajës, pavarësisht impenjimit në fazën e grupeve të Europa Leagues, ia doli të shkëputet që në dy fazat e para dhe të shkojë qetësisht te titulli kampion.

Ky është titulli i 8 kampion për Skënderbeun, ndërkohë, më 27 Maj korçarët do të diskutojnë edhe finalen e Kupës së Shqipërisë ndaj Laçit, duke pasur mundësinë që të fitojnë për herë të parë edhe këtë trofe.

SK.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0033059120178223