INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Festime dhe mesazhe në 7 vjetorin e antarësimit në NATO

Festime dhe mesazhe në 7 vjetorin e antarësimit në NATO

Publikuar më: 13:38 04-04-2016

7 vjetori i anëtarësimit të vendit tonë në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) u prit me një ceremoni të veçantë. Aktiviteti ka qënë i hapur dhe për qytetarët dhe spikati një ekspozitë, me pajisjet më të reja të forcave Tokësore dhe ato të forcave Detare, nga armatime, gomone, veshje polumbarësh dhe mjete të tjera të detarisë. Nga Forca Ajrore, u prezantuan 3 helikopterë, dy Cougar dhe një i shëndetësisë dhe Policia Ushtarake u prezantua me automietet e blinduara.

 

 

 

 


Aktiviteti u hap nga kreu i Bashkisë, Erion Veliaj i cili iu foli të pranishmëve për rëndësinë e kësaj Aleance duke venë theksin se anëtarësimi në NATO konfirmoi orientimin perëndimor të Shqipërisë.
Ndërsa Ministria e Mbrojtjes, Mimi Kodheli tha se Shqipëria feston një nga arritje më të mëdha për integrimin e vendit dhe se anëtarësimi në NATO tregoi se Shqipëria ishte pjesë e një grupi demokracish moderne. Në ceremoni foli dhe Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati. Ai tha se anëtarësimi i Shqipërinë në NATO duhet parë jo thjesht si arritje por si një pikënisje e re.
Shqipëria mori për të parën herë pjesë si anëtare me të drejta të plota e NATO-s në Samitin e Aleancës që u mbajt në Strasbourg, të Kehl më 4 prill 2009, ndërkohë që më 7 prill 2009, në selinë e Aleancës në Bruksel, u zhvillua ceremonia zyrtare e ngritjes së flamujve të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO.

Article Logic
Execution time: 0.0037789344787598