Besimtarët e krishterë po përmbyllin javën e shenjtë të festës së Pashkës. Në vigjilje të saj, At Gregori, prift në Kishën Ortodokse në Tiranë na shpjegon festimet gjatë javës që kulmon me ringjalljen e Krishtit. Festa e Pashkëve ka si simbolik të saj vezët te ngjyrosura me të kuqe. Por çfarë nënkupton për besimtarët kjo simbolikë? Çdo vit besimtarët përgatisin vezët e lyera me bojë dhe me zbukurime të ndryshme dhe i shpërndajnë mes miqve, madje këtë vit edhe besimtaret muslimane. Në këtë linjë është edhe ky mesazh i At Gregorit për të rinjtë.