INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Festimet për Ditën e Verës, si iu përgjigjen qytetarët ftesës së Veliaj për t’i shtyrë

Festimet për Ditën e Verës, si iu përgjigjen qytetarët ftesës së Veliaj për t’i shtyrë

Publikuar më: 13:27 11-03-2019

Kryebashkiaku Veliaj njoftoi se festimet e Ditës së Verës do të zhvillohen të dielën, në 17 Mars, pasi në datën 14 Mars parashikohet mot i ftohtë dhe me shi, i papërshtatshëm për mbi 50 aktivitetet e përgatitura për këtë ditë feste.

Qytetarët janë shprehur pro zhvillimit të festimeve në datën 17 Mars edhe nga sondazhi i zhvilluar në rrjetet sociale nga Bashkia e Tiranës, ku morën pjesë më shumë se 10 mijë persona.

“Falë 10 mijë votave të qytetarëve kemi vendosur që Ditën e Verës ta festojmë në ditë me diell dhe jo me shi. Në fund të ditës, festojmë jo për qejf të kalendarit, por për qejf të njerëzve. Meqë shumica e njerëzve duan që të mos lagen dhe fëmijët ta gëzojnë Ditën e Verës për t’u argëtuar në Tiranë, ku do të ketë rreth 50 aktivitete, me mbi 80% të votave qytetarët vendosën se duan ta festojnë të dielën, sidomos edhe ata që janë në punë private dhe ndoshta të enjten nuk kanë mundësi”, u shpreh Veliaj.

Article Logic
Execution time: 0.0040688514709473