INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Festimet për Vitin e Ri 2017 anembanë botës [VIDEO]

Publikuar më: 07:21 01-01-2017

Zelanda e Re, Australia, Kina, Japonia dhe Hong Kongu e kanë përshëndetur tashmë 2016-ën, duke i dhënë mirëseardhjen Vitit të Ri.

Të parat që pritën 2017, siç ndodh prej 5 vitesh, ishin tre ishuj në Paqësor, Samoa, Tonga dhe ishujt Fixhi. Në 2012, qeveritë e tyre vendosen të ndryshojnë zonën orare.

Spektakli shumëngjyrësh i fishekzjarrëve në “Kullën e Qiellit”, në Oakland, u shijua nga rreth 30 mijë persona. 2017-a në Zelandën e Re, hyri në orën 12:00 me orën tonë.

Dy orë më pas shfaqja në “Harbour Bridge”, në Sidney, që pret tradicionalisht Vitin e Ri në Australi, ishte mbresëlënëse. Mbi 2 milionë persona trokitën gotat nën dritat e spektaklit piroteknik.

Në Sidney mbizotëronte ngjyra e purpurt, në homazh të Prince, si edhe u luajt një pjesë nga “Space Oddity” e David Bowie. Dy ikonat e muzikës u ndanë nga jeta në 2016-ën.

Viti i Ri trokiti edhe në Korenë e Veriut. Në Pekin dhe Shangai kinezët shijuan spektaklin e fishekzjarrëve.

Në Nju Jork sfera e kristaltë 500 kilogramëshe do të zbresë në Times Square, si çdo vit. Këtë herë ajo do të lëshohet nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon.

Metropolet kryesore në botë pritet të vizitohen nga miliona turistë. Autoritetet e sigurisë, kryesisht në Evropë, janë në gjendje maksimale gatishmëri, pasi i druhen sulmeve terroriste.

Article Logic
Execution time: 0.0017681121826172