INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Festimi me shqiponjë nga Xhaka dhe Shaqiri vazhdojnë të eklipsojnë kombëtaren Zvicerane, por fjalët që fliten për to nuk do t’ju pëlqejnë aspak!

Festimi me shqiponjë nga Xhaka dhe Shaqiri vazhdojnë të eklipsojnë kombëtaren Zvicerane, por fjalët që fliten për to nuk do t’ju pëlqejnë aspak!

Publikuar më: 12:31 03-09-2018

Festimi me shqiponjë nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri vazhdon të përflitet ende në Zvicër, duke lënë në hije performancën e mirë të helvetikëve në Botëror. Edhe pse FIFA vendosi të hapte një hetim, duke i dënuar të dy lojtarë, kjo çështje vazhdon të nxisë debate.
Dhe, pjesë e diskutimeve, kritikave dhe polemikave është bërë edhe ish-lojtari i kombëtares zvicerane, Stéphane Henchoz. Ai në një intervistë të dhënë për të përditshmen ‘Blick’, ka thënë se helvetikët luajtën dobët në Rusi, sidomos ndaj Suedisë, duke e vënë gishtin te lojtarët me prejardhje shqiptare.
“Besoj se Stephan Lichtsteiner nuk do të jetë më titullar, por tashmë problemi qëndron te fakti se kush duhet jetë kapiten. Mesa di unë në garë janë Yann Sommer dhe Granit Xhaka, por unë preferoj Sommer. Edhe pse Xhaka luan rregullisht me Arsenalin, jam i mendimit që kapiteni i Zvicrës duhet të jetë zviceran. Xhaka nuk na përfaqëson. Ai nuk këndon himnin. Një person të tillë do ta godisja me shuplakë. Nëse Petkovic vendos që Xhaka të bëhet kapiten, atëherë do përballemi me një problem. Do ishte një nënvlerësim për Sommer, Schaar apo Lichtsteiner që kanë përfaqësuar Zvicrën tradicionalisht. Mendoj që as tifozët nuk do të ishin dakord” është shprehur shqipja Granit Xhaka.
Stéphane Henchoz ka luajtur ekipe të ndryshme si Xamax, Hamburger, Blackburn, Liverpool, Celtic, Ëigan, Blackburn. Me kombëtaren zvicerane është aktivizuar në 72 ndeshje.

Article Logic
Execution time: 0.002863883972168