INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Festival të tillë s’keni parë kurrë! Njerëzit testojnë marijuanë

Festival të tillë s’keni parë kurrë! Njerëzit testojnë marijuanë

Publikuar më: 10:07 22-04-2019

Në Azinë juglindore, Tajlanda u bë vendi i pare i që legalizoi marijuanën për përdorim mjekësor. Në këtë vend u mbajt një Festival tre ditor që kishte për qëllim të tregonte përfitimet nga një përdorim i kujdesshëm i marjuanës. Pati dhe dëshmi për vlerat shëndetësore, ku 24 vjeçarja Surrerat Ruangnoy tha se e ka përdorur marijuanën për të luftuar migrenën, dhe sugjeroi që të organizohen më shumë evente të tilla që ndihmojnë në zbutjen e stigmës që rrethon këtë bimë.

Edhe Murgu Chaivisit Visitvekin ishte një prej mijëra njerëzve që zunë radhë përpara dyerve të ministrisë së shëndetësisë me qëllimin të regjistroheshin për të marrë pjesë në eventin e organizuar si pjesë e amnistisë së personave që e përdorin kanabisin për lehtësimin e dhimbjeve.

Ai hodhi një pikë vaj kanabisi poshtë gjuhës dhe rrëfeu se kjo i zbut dhimbjen e shpatullës.

Article Logic
Execution time: 0.0044760704040527